Zërat për një krisje mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet, pas një detaji që nuk u shpëtoi fansave: ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Megjithatë, burime pranë tyre kanë sqaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në këto aludime. Sipas tyre, gjithçka që ndodhi ka mbetur brenda lojës dhe marrëdhënia mes tyre vazhdon normalisht edhe pas përfundimit të formatit.
Ata thuhet se kanë ruajtur komunikim të rregullt edhe pas xhirimeve të “Post Big Brother”, duke treguar se raporti i tyre nuk është prishur jashtë kamerave.
Sqarimi lidhet me faktin se “unfollow”-i ka ndodhur gjatë qëndrimit në shtëpi, nga personat që menaxhonin llogaritë e tyre, dhe këto detaje teknike nuk janë rregulluar ende.
Ndërkohë, Rogert Sterkaj ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me Don Phenom, ku nuk ka munguar një përmendje për Selin Bollati.
Nga ana tjetër, i vetmi ndryshim i konfirmuar në rrjet mbetet fakti që Rogerti ka hequr nga lista e ndjekjes Shendrit, menjëherë pas një debati të ashpër që patën në studion e “Post Big Brother”.
Pavarësisht këtyre detajeve, duket se pjesa më e madhe e marrëdhënieve mes ish-banorëve mbetet e pandryshuar, ndërsa fansat vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje të tyre.





