Takim vendimtar sot: Albulena Haxhiu konsulton partitë për datën e zgjedhjeve

Posted by

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ky takim pritet të mbahet sot në orën 15:00, ku përfaqësuesit e partive tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Një ditë më parë, Haxhiu zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për organizimin e procesit zgjedhor që duhet të zhvillohet brenda një afati prej 45 ditësh.

Kjo situatë vjen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me 28 prillin si datën e fundit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen jo më vonë se 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *