Festë përrallore për Lunën! Kiara zbulon surprizën magjike të ditëlindjes së dytë

Posted by

Vajza e Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, Luna, ka festuar sot ditëlindjen e saj të dytë në një atmosferë plot magji dhe emocione.

Përmes një postimi në Instagram, Kiara ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet ambienti i dekoruar në mënyrë përrallore, i mbushur me ngjyra dhe detaje festive.

Në pamje, vogëlushja shfaqet tejet e lumtur dhe entuziaste, duke shijuar surprizën që i është përgatitur që në orët e para të mëngjesit.

“Këndvështrim: është mëngjesi i ditëlindjes së dytë të vajzës suaj”, ka shkruar moderatorja krahas videos, duke ndarë emocionin e këtij momenti të veçantë me fansat.

Festimi i Lunës ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, me shumë urime dhe komente nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer fjalët e bukura për familjen.