Limi surprizon shtëpinë: Dhuron 5 biletat e fatit Albës dhe ndez dyshime në Big Brother!

Posted by

Gjatë Prime-it të mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Kosova, Limi ishte në qendër të vëmendjes jo vetëm për deklaratat e tij emocionale, por edhe për një vendim që ngjalli shumë reagime brenda shtëpisë.

Si kapiten i sfidës, Limi kishte të drejtën që pesë bileta fati te banorëve t’i mbante për vete. Megjithatë, pas këtij momenti, Vëllai i Madh i ofroi atij një mundësi tjetër: nëse do t’ia dhuronte të gjitha biletat e fatit një banori tjetër, Limi do të përfitonte një surprizë.

Pas një hezitimi të shkurtër, Limi mori një vendim që nuk kaloi pa u vënë re – ai vendosi që të gjitha pesë biletat e fatit t’ia japë Albës.

Ky veprim u pa nga disa banorë si një gjest i fortë emocional, ndërsa për të tjerë si një lëvizje strategjike që mund të ndryshojë raportet brenda shtëpisë, veçanërisht pas deklaratave të tij se dëshiron një sqarim me Albën dhe po bën një hap prapa nga situata me Dolcen.

Tani lind pyetja që po qarkullon edhe mes publikut:
Çfarë po mundohet të arrijë Limi me këtë veprim – një afrim të sinqertë me Albën, apo një strategji të menduar mirë për lojën?

Zhvillimet e ditëve në vijim pritet të zbulojnë nëse ky vendim ishte i nxitur nga ndjenjat apo nga loja.