“Nuk kam gënjyer asnjëherë!” – Miri flet hapur për lojën në BBVIP 5

Posted by

I ftuar në emisionin Pardon My French, finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini, ka ndarë më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë dhe mënyrës si e ka përjetuar këtë rrugëtim.

Ai u shpreh se përvoja në BBVIP ka qenë shumë më e fortë nga sa e kishte imagjinuar. “Nuk ka qenë e lehtë, ishte një eksperiencë komplet ndryshe nga ajo që mendoja. Por jam i kënaqur me atë që kam jetuar aty,” tha ai, duke theksuar se emocionet dhe presioni brenda shtëpisë janë shumë më intensivë në realitet.

I pyetur nëse ka gënjyer ndonjëherë gjatë lojës, ai ishte i prerë në përgjigje. “Jo, aty brenda jo asnjëherë. Jam përpjekur të jem i vërtetë, sepse edhe në jetën reale ashtu jam,” u shpreh Armiri, duke theksuar autenticitetin si pjesë të karakterit të tij.

Një nga momentet kyçe të lojës së tij ishte nominimi i çifteve, i cili ndikoi drejtpërdrejt në dinamikat e shtëpisë. Ai tregoi se avantazhi i ardhur nga publiku si lider e ndihmoi të merrte një vendim të shpejtë dhe të qartë.

“Ishte një avantazh shumë i fortë. Nuk u mendova fare, sepse një lojtar i fortë duhet të veprojë ashtu. Nxora në nominim lojtarët që doja të largoheshin,” u shpreh ai.

Deklaratat e tij kanë rikthyer në vëmendje strategjitë dhe momentet më të forta të këtij sezoni, duke treguar edhe një herë se loja në BBVIP mbetet një nga formatet më intensive dhe të ndjekura nga publiku.