Takim pas viteve! MC Kresha përballë Rozanës – reagimi i saj s’i shpëton askujt

Posted by

Reperi i njohur MC Kresha ishte i ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ku pjesë e panelit është edhe Rozana Radi.

Takimi i tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, pasi dyshja në të kaluarën kanë pasur një lidhje dyvjeçare, e cila ishte shumë e komentuar në media.

Sot, të dy artistët kanë ndërtuar jetët e tyre dhe duken të lumtur pranë partnerëve respektivë. Megjithatë, momentet në studio nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit.

Gjatë bisedës, mimikat dhe reagimet e Rozanës u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues vunë re një siklet të lehtë në fytyrën e saj gjatë ndërveprimit me reperin.

Ky takim ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre e dikurshme, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta nga publiku.