Reperi i njohur MC Kresha ka folur hapur për frymëzimin e tij artistik dhe sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit në industrinë muzikore.
Ai u shpreh se inspirimin për krijimtarinë e tij nuk e gjen në një burim të vetëm, por në jetën e përditshme dhe emocionet e ndryshme që përjeton. Sipas tij, pikërisht këto ndjenja janë ato që i japin shtysën për të krijuar muzikë autentike.
Kresha gjithashtu zbuloi se industria muzikore shpesh i ka bërë presion që të ndryshojë dhe të bëhet diçka që nuk e përfaqëson. Ai pranoi se në disa raste ka bërë kompromise, por në shumë të tjera ka zgjedhur të qëndrojë besnik ndaj vetes, edhe pse kjo i ka kushtuar financiarisht.
“Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je… ndonjëherë edhe duke humbur para,” u shpreh ai.
Megjithatë, artisti theksoi se nuk është penduar për këto vendime. “Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ato para të vijnë te unë,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se për të, integriteti artistik vlen më shumë se përfitimi financiar.
Deklaratat e tij kanë marrë vëmendje të madhe nga fansat, duke e paraqitur atë si një artist që i qëndron besnik stilit dhe parimeve të tij.





