Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosova, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me konferencën për media që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbajti në ambientet e Presidencës në orët e para të 29 prillit, së bashku me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti.
E pyetur nga mediat se përse është lejuar zhvillimi i kësaj konference në një hapësirë institucionale si Presidenca, Haxhiu u përgjigj shkurt dhe prerë: “Institucionet nuk janë private, janë publike”.
Deklarata e saj lë të kuptohet se përdorimi i ambienteve shtetërore për aktivitete të tilla konsiderohet i ligjshëm dhe në funksion të institucioneve publike.
Kjo çështje ka ngjallur diskutime në opinionin publik, duke qenë se zhvillimi i aktiviteteve politike në hapësira shtetërore shpesh interpretohet në mënyra të ndryshme nga aktorët politikë dhe qytetarët.





