“Pritja e ëmbël”, çka po paralajmëron Engjëllusha Salihu?

Posted by

Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Artistja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e saj më e re do të publikohet sot, në ora 15:00, duke ngjallur menjëherë interes dhe entuziazëm tek ndjekësit e saj.

Projekti mban titullin “Pritja e ëmbël”, një emër që ka bërë fansat edhe më kuriozë për tematikën dhe stilin e këngës së re.

Me këtë publikim, Engjëllusha pritet të sjellë një tjetër hit në repertorin e saj, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku ky projekt i ri që vjen plot emocione dhe surpriza.