Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje me thikë.
Sipas të dhënave fillestare, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Menjëherë pas rastit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e personit.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe motivin e ngjarjes, i cili ende nuk është bërë i ditur.
Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është cilësuar si “vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.





Leave a Reply