Ky është 30-vjeçari i vrarë në Gjakovë

Posted by


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën në orët e hershme të mëngjesit të 5 majit 2026, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Viktima, i identifikuar si Rexhë Brahimaj, është paraqitur fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) me plagë të rënda në gjoks.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivin apo personat e përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *