“Mos e lini vendin, vetëm më thirrni!” – Labi zbulon “amanetin” e Vjosa Osmanit

Posted by

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka pritur sot në një takim ish-presidenten e Kosova, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka ndarë detaje nga takimi, duke e vlerësuar Osmanin si të përgatitur dhe të gatshme për të dhënë kontributin e saj maksimal për vendin.

Ai theksoi se ish-presidentja u shfaq e qetë dhe në formë të mirë, ndërsa shtoi se ajo mbetet e përkushtuar për një angazhim politik me moral të lartë, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi që, sipas Tahirit, Osmani i ka lënë si “amanet” për qytetarët.

“Mos e lëshoni vendin… nëse keni telashe, vetëm më thirrni”, ka treguar Labi se i ka thënë ajo gjatë takimit.

Ky mesazh është interpretuar si një thirrje për qëndresë dhe besim në vend, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.