“Kjo nuk është shaka, është bullizëm!” – Xheneta shpërthen pas komenteve për trupin e saj

Posted by

Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale, duke folur hapur për komentet fyese dhe bullizmin që ka marrë lidhur me trupin dhe peshën e saj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si njerëzit gjykojnë vazhdimisht pamjen e saj fizike, pavarësisht ndryshimeve që ka kaluar ndër vite.

“Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’. Sot që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’”, shkroi ajo.

Xheneta zbuloi se në periudhën kur ishte shumë nën peshë kishte probleme shëndetësore dhe theksoi se tani ndihet më mirë, gjë që për të është më e rëndësishmja.

Ajo kritikoi ashpër personat që merren me “body-shaming”, duke thënë se shumë prej tyre projektojnë pasiguritë personale tek të tjerët.

“Sinqerisht, do doja të gjeja të paktën një person me jetë perfekte që më kritikon, por shumica prej jush keni problemet tuaja. Merruni me jetën tuaj”, u shpreh ajo.

Në fund, Fetahu e quajti këtë fenomen bullizëm të pastër dhe jo “shaka” apo “opinion”, duke bërë thirrje që sulmet në rrjetet sociale të ndalen.

“Sepse kjo që po bëni nuk është shaka apo opinion – është bullizëm i qartë. Dhe duhet të ndalojë”, përfundoi ajo.