Fabiola drejt skualifikimit? Adioni: Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen…

Posted by

Situata në Ferma VIP ka arritur një pikë kritike, ndërsa Ola ndodhet në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të fundit brenda fermës.

Ndryshe nga televotimet e zakonshme, këtë herë banorja nuk po përballet me një konkurrent tjetër, por fati i saj është lënë plotësisht në dorën e publikut përmes një pyetjeje të vetme: a duhet ta vazhdojë garën?

Televotimi disiplinor pritet të mbyllet të premten dhe vjen pas tensioneve të forta që shpërthyen në shtëpi. Sipas zhvillimeve të transmetuara, Ola goditi fizikisht Bujaka dhe më pas përdori gjuhë fyese ndaj Arbana Osmani, duke thyer rregullat e formatit.

Për shkak të këtyre veprimeve, produksioni vendosi që vendimi për vazhdimin ose jo të saj në garë t’i lihet publikut.

Ndërkohë, mbështetja më e madhe për Olën po vjen nga Adioni, i cili u eliminua së fundmi nga spektakli. Ai publikoi një fotografi të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar një mundësi të dytë për të.

“Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen, Ola e meriton ta vazhdojë garën!”, ka shkruar ai në postimin e tij emocional.

Tashmë mbetet të shihet nëse publiku do ta falë Olën apo nëse kjo situatë do të çojë në largimin e saj përfundimtar nga formati.