A do ta shohim Luizin në “Ferma VIP”? Postimi i fundit i këngëtarit ngre dyshime

Posted by

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka reaguar pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi në mediat rozë lidhur me angazhimin e tij të mundshëm në formatin “Ferma VIP 3”.

Sipas thashethemeve që u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, këngëtari përflitej se do të ishte pjesë e spektaklit, madje në rolin e “kryeplakut”. Megjithatë, Luizi ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën e tij karakteristike, përmes ironisë.

Në një postim në Instagram, ai iu drejtua portaleve dhe gazetarëve, të cilët i quan me humor “astrologë”, duke theksuar se çdo vit dalin parashikime të reja për përfshirjen e tij në formate të ndryshme televizive.

“Edhe këtë vit, si çdo vit, ‘astrologët’ thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak, meqë është fund muaji dhe kanë qera, rroga e detyrime për të paguar?”, shkruan ai.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar kanë qarkulluar thashetheme të ngjashme për një përfshirje të Luizit në “Ferma VIP”, të cilat më pas rezultuan të pavërteta.

Me këtë reagim, Luizi nuk jep një përgjigje të prerë “jo”, por duket se zgjedh të ironizojë zërat që, sipas tij, përdorin emrin e tij për vëmendje dhe klikime.