Telefonat e fshehur në top futbolli zbulohen në burgun e Mitrovicës

Posted by

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar pajisje të ndaluara komunikimi brenda Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të pajisjeve sportive të përdorura nga të burgosurit në oborrin e institucionit, zyrtarët korrektues kanë zbuluar dy telefona mobilë, dy kartela SIM dhe një kabllo mbushëse të fshehura brenda një topi.

Pas verifikimit, në njërin nga nëntë topat e përdorur për aktivitete sportive janë sekuestruar dy telefona të tipit iPhone dhe kartelat përkatëse.

Rasti është cilësuar nga SHKK si një parandalim i futjes së mjeteve të ndaluara në institucion korrektues.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa hetimet për mënyrën e futjes së pajisjeve janë duke vazhduar.