Albin Kurti ka bërë të ditur se Krenare Çerkini i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi publik, Kurti e prezantoi Çerkinin si një figurë të re me profil akademik dhe qytetar, duke theksuar angazhimin e saj në fushën e arsimit dhe rinisë.
“Krenarja vjen nga Ferizaj dhe përfaqëson një profil të ri të lidershipit – një kombinim mes shkëlqimit akademik, angazhimit publik dhe përkushtimit qytetar ndaj arsimit dhe rinisë”, shkroi Kurti.
Kandidatura e saj vjen në kuadër të përgatitjeve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 7 qershorit, ku partitë politike po prezantojnë emrat që do të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.




