Xheneta Fetahu ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjesti gjatë emisionit E Diell.
Ajo pretendoi se raporti i saj me Loredana është prishur për shkak të mesazheve që, sipas saj, Gjesti ka shkëmbyer me shoqet e saj.
“Kohën që ia kushton me iu shkru shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te gocat e tjera sepse ka shumë shumë pa masë goca”, deklaroi Xheneta.
Ajo shtoi se nuk e sheh të nevojshme që artisti t’u shkruajë pikërisht vajzave me të cilat ajo shoqërohet, duke lënë të kuptohet se posedon prova të bisedave.
“Unë të gjitha i shoh dhe të gjitha ‘screenshot’ i kam”, u shpreh ajo gjatë diskutimit në studio.
Deklarata e saj ka nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet të shihet nëse Gjesti apo personat e përfshirë do të reagojnë publikisht ndaj këtyre pretendimeve.




