Ganimete Musliu shpërthen ndaj Vjosa Osmanit: “Pesë vite mashtrim për Kosovën”

Posted by

Ish-deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale.

Musliu akuzoi Osmanin se ka heshtur për vite të tëra dhe se vetëm tani po e pranon publikisht atë që, sipas saj, opozita e kishte paralajmëruar prej kohësh.

“Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën. U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh”, shkroi Musliu.

Ajo e cilësoi këtë si hipokrizi politike dhe mashtrim ndaj qytetarëve të Kosova, duke shtuar se dëmi më i madh është përpjekja për t’ia humbur shtetit dinjitetin dhe zërin në arenën ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, Musliu kritikoi edhe mënyrën se si, sipas saj, përfaqësohet flamuri dhe identiteti shtetëror i Kosovës në forumet ndërkombëtare.

“Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”, përfundoi ajo.