Debat i fortë mes Xhenetës dhe Bledi Manes në “E Diell”: “Po mos ta kisha vëllain, do kisha bërë gabime”

Posted by

Një debat i fortë është zhvilluar në rubrikën “Trotuar” në E Diell, ku u diskutua për problemet dhe sfidat që vajzat përballen gjatë adoleshencës.

Gjatë diskutimit, Xheneta Fetahu u shpreh se prania dhe kujdesi i vëllait të saj kanë ndikuar shumë në jetën e saj gjatë viteve të rinisë.

“Po mos të kisha patur vëllain, do kisha qenë shumë më keq”, deklaroi ajo, duke shtuar se gjithmonë ka konsultuar familjen për njohjet dhe daljet e saj.

Sipas Xhenetës, kontrolli dhe mbështetja familjare janë të rëndësishme, sidomos në një realitet ku vajzat shpesh paragjykohen ose përballen me situata të rrezikshme.

Në këtë pikë ndërhyri gazetari Bledi Mane, i cili kundërshtoi idenë se gjithçka lidhet me kontrollin familjar, duke theksuar se edhe zgjedhjet personale kanë rol të madh.

Ai solli shembuj nga jeta e natës dhe mënyra se si shoqëria shqiptare lëviz mes dy ekstremeve: kontrollit të tepërt dhe lirisë së pakufizuar.

Debati u tensionua më tej kur Xheneta foli për situatat që sipas saj ndodhin shpesh në klubet e natës, duke përmendur raste të vajzave që gjenden në gjendje të rëndë dhe bëhen objekt videosh apo talljesh.

“Po pse vëllai të mbajti ty, për të mos u shtrirë?”, iu drejtua Mane, duke vazhduar diskutimin që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.