Një bisedë e zhvilluar mëngjesin e sotëm mes Albës dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka hapur diskutime të shumta në rrjet.
Gjatë diskutimit për lojën, Alba u shpreh se nuk ndihet plotësisht e përqendruar dhe se po e përjeton situatën më shumë emocionalisht sesa strategjikisht. Kjo deklaratë duket se e shtyu Limin të reagojë me një paralajmërim që u interpretua nga ndjekësit si mjaft domethënës.
“Po nuk fitove, do të kesh probleme. E dinë këtë”, u shpreh ai, fjali që menjëherë ngjalli kureshtje dhe pikëpyetje mbi kuptimin e saj.
Çfarë po tenton të thotë realisht Limi me këtë deklaratë? A bëhet fjalë për presion nga jashtë lojës, apo për një strategji psikologjike brenda saj? Publiku tashmë po spekulon dhe pret zhvillimet e radhës për të kuptuar më shumë rreth kësaj deklarate enigmatike.





