Krizë mes Selin, Gimbos dhe Mateos? Veprimi në Instagram ndez rrjetin

Posted by

Tre nga personazhet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se kanë prishur raportet mes tyre pas përfundimit të formatit.

Ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA ata krijuan një shoqëri të afërt, situata mes tyre duket se ka ndryshuar plotësisht javët e fundit.

Fansat kanë vënë re se fillimisht Selin ka larguar Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa pak më vonë të njëjtin veprim e ka bërë edhe partneri i saj, Gimbo.

Pas kësaj, edhe Mateo ka reaguar duke i bërë “unfollow” të dyve.

Sipas aludimeve në rrjet, përplasja mes tyre mund të ketë nisur gjatë emisionit “Post BBVA”, kur Mateo deklaroi publikisht se Selin, sipas tij, nuk e meritonte fitoren e këtij edicioni sepse nuk kishte bërë “lojë fitoreje”.

Kjo deklaratë duket se e ka zhgënjyer fituesen, e cila kishte treguar se nuk e priste një koment të tillë nga ai.

Situata bëhet edhe më interesante pasi Mateo kishte deklaruar më herët se gjatë eksperiencës në BBVA kishte krijuar një miqësi shumë të mirë me Gimbon.

Megjithatë, duket se komentet ndaj Selin kanë bërë që Gimbo të mbajë anën e partneres së tij dhe të shkëpusë raportet me Mateon.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për arsyet reale të këtij krisjeje në miqësi.