Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje publike për mobilizim të veteranëve dhe qytetarëve në mbështetje të Sami Lushtaku.
Përmes një komunikate, organizata ka ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët që të nisen drejt Skenderaj dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet Lushtaku pas incidentit të ndodhur ditë më parë.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fton të gjithë veteranët dhe qytetarët që ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë”, thuhet në reagim.
OVL e UÇK-së theksoi se kjo përkrahje është një mesazh për respektin ndaj luftës çlirimtare dhe luftëtarëve të saj.
“Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet më tej në komunikatë.
Organizata shtoi se prania e qytetarëve duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze, në frymën e respektit qytetar dhe historisë së luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Intervistimi i Lushtakut lidhet me incidentin e fundit në Skenderaj, ku u përfshi edhe kreu lokal i Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani.




