Gjesti ka publikuar projektin e tij më emocional deri më tani, një këngë të titulluar “Memories”, të cilën ia ka kushtuar vëllait të tij. Krahas publikimit, artisti ka ndarë edhe një mesazh prekës me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se kjo këngë është shkruar në një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.
“Muzika m’ka nejt gjithmonë afër, si n’gëzim ashtu edhe n’idhnim. ‘Memories’ osht ni këngë që e kom shkru me lot dhe e kom pas shumë t’vështirë me e inqizu”, është shprehur Gjesti.
“Jom mundu me kursy familjen tem, mos me i mërzit shumë. E n’krejt këtë mërzi po munohna me gjet lumturi që po kthehna n’muzikë, afër juve”, ka shtuar ai.
Kënga është pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë e artistit në këtë projekt personal.





