Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, ku është diskutuar për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike në vend.
Në takim është theksuar rëndësia e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, ndërsa palët kanë diskutuar edhe për stabilitetin institucional në Kosovë. Ambasadori francez ka ritheksuar mbështetjen për proceset eurointegruese të vendit.
Hamza ka deklaruar se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve shtetërore.






Leave a Reply