Rriten kostot e ndërtimit në Kosovë, ASK publikon shifrat e reja

Posted by

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosova ka shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të ASK-së, në TM1 2026, krahasuar me TM4 2025, kostoja e ndërtimit është rritur për 2.5 për qind.

Në këtë rritje ndikimin më të madh e kanë pasur:

  • transporti me 5.9%;
  • pagat me 2.8%;
  • kostot tjera me 2.6%;
  • materialet me 2.5%;
  • makineritë me 0.5%.

Ndërkohë, ulje është regjistruar vetëm te energjia, me 3.9 për qind.

ASK ka bërë të ditur gjithashtu se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, pra TM1 2025, Indeksi i Kostos së Ndërtimit është rritur për 4.3 për qind.

Sipas raportit, rritja më e madhe vjetore është evidentuar te transporti me 11.5 për qind, pasuar nga:

  • pagat me 8.6%;
  • kostot tjera me 6.2%;
  • energjia me 5.5%;
  • materialet me 3.2%;
  • makineritë me 0.7%.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se sektori i ndërtimit në Kosovë vazhdon të përballet me rritje të vazhdueshme të kostove, të ndikuara kryesisht nga transporti dhe fuqia punëtore.