Duket se drama në Ferma VIP nuk ka përfunduar me ndarjen e Indrit dhe Vanesës, por përkundrazi ka hapur një tjetër përplasje që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Menjëherë pas letrës ku Indri i dha fund lidhjes me Vanesa gjatë transmetimit direkt, ka reaguar ish-konkurrentja Malbora Gurra.
Në një postim që ka marrë vëmendje të madhe online, ajo është etiketuar me pyetjen:
“Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”.
Përgjigjja e Malborës ka ndezur menjëherë reagimet në rrjet. Ajo e rishpërndau postimin duke shkruar:
“…Arkiv për finale!!”
Ky reagim ka shtuar dyshimet se ish-konkurrentja mund të ketë materiale apo informacione të tjera lidhur me Indrin, të cilat mund të publikohen gjatë finales së spektaklit.
Deklarata e saj vjen në një moment kur Indri ndodhet në qendër të kritikave pas mënyrës se si i dha fund raportit me Vanesën përmes një letre publike në emision.
Komentet në rrjetet sociale janë shtuar menjëherë pas postimit të Malborës, me ndjekësit që tashmë po aludojnë për sekrete apo prapaskena që mund të shpërthejnë në natën finale të “Ferma VIP”.





