Nëna e Shpat Kasapit emocionohet nga Pandora: “Të falënderoj për gjithçka që bën për Roelin”

Posted by

Pandora ka marrë reagime të shumta pozitive pas surprizës së fundit që ndau me publikun shqiptar.

Në një intervistë për artistët shqiptarë, këngëtarja zbuloi se ka shkruar një këngë dedikuar Roelit, djalit të Shpat Kasapi.

Deklarata e saj emocionoi shumë ndjekës, por reagimi që mori më së shumti vëmendje ishte ai i nënës së Shpatit, Gjylymsere Kasapi.

Ajo e falënderoi publikisht Pandorën përmes një komenti në Facebook.

“E bukura dhe e dashura Pandora..! Jam emocionuar me idenë tënde..! Të faleminderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen..!! Të përqafoj fortë”, ka shkruar zonja Kasapi.

Komenti i saj është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e Pandorës dhe raportin e afërt që ajo duket se ka krijuar me familjen e këngëtarit.

Ky moment emocional ka prekur zemrat e shumë fansave në rrjetet sociale, duke e kthyer intervistën e Pandorës në një nga temat më të komentuara të momentit në showbiz.