Vanesa flet pas ndarjes nga Indri: “Kam parë një Indri brenda fermës dhe një tjetër jashtë”

Posted by

Vanesa ishte e ftuar në emisionin “Uëtëfë Show”, ku foli hapur për raportin e krijuar me Indri gjatë qëndrimit në Ferma VIP.

Ajo u shpreh se, pavarësisht mënyrës se si përfundoi historia e tyre, e respekton vendimin e Indrit, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që e shtynë drejt ndarjes.

“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull për mua”, tha Vanesa.

Ajo shtoi se beson që Indri ka pasur pëlqim të sinqertë ndaj saj, por se mund të ketë pasur edhe probleme personale që nuk mund t’i kuptojë pa e njohur plotësisht historinë e tij.

Duke folur për ndjenjat e saj, Vanesa pranoi se ishte plotësisht e përfshirë emocionalisht në këtë raport.

“Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë”, deklaroi ajo.

Sa i përket letrës së shumëpërfolur të Indrit, Vanesa zbuloi se kishte dijeni për përmbajtjen e saj para transmetimit dhe për këtë arsye nuk e përjetoi si surprizë. Megjithatë, ajo theksoi se nuk i pëlqeu mënyra se si u organizua e gjithë situata.

Sipas saj, fillimisht ishte ftuar të merrte pjesë në program për një ballafaqim me dy vajza dhe për t’i bërë një surprizë Indrit, por më vonë ishte informuar për ekzistencën e letrës.

Vanesa tregoi se vendosi të mos paraqitej, pasi kishte krijuar bindjen se mund të gjendej në një situatë të pakëndshme dhe të papërgatitur.

“Nuk doja të gjendesha para një situate që dukej si kurth”, u shpreh ajo.

Në fund të intervistës, Vanesa la të kuptohej se perceptimi i saj për Indrin ka ndryshuar pas daljes nga formati.

“Kam parë një Indri atje brenda me mua dhe shoh një tjetër person tani që kam dalë jashtë”, përfundoi ajo.