Blerim Kuçi: LDK është në garë për vendin e parë, qytetarët do ta mbështesin më 7 qershor

Posted by

Blerim Kuçi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se ndjen se partia e tij është në garë serioze për të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Duke folur për pritjet e tij nga procesi zgjedhor, Kuçi tha se megjithëse nuk është bazuar në ndonjë matje konkrete, perceptimi i tij është se LDK-ja po fiton mbështetje të vazhdueshme te qytetarët.“Nuk kam bë ndonjë matje, por ndjenje, LDK është në garë për të parën. Çfarë do të thotë të jesh në garë për të parën? Në moment kur je në garë për të parën, një pjesë e qytetarëve anojnë nga fituesi i mundshëm”, është shprehur ai. Sipas Kuçit, ky moment politik mund të ndikojë pozitivisht në mobilizimin e elektoratit dhe në rritjen e mbështetjes për subjektin që ai përfaqëson.

Ai shtoi se pret që qytetarët t’i japin përkrahje LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Për qeta unë mendoj që LDK ka me shfrytëzu këtë momentum edhe qytetarët kanë me ia dhanë përkrahjen”, deklaroi Kuçi.

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit pritet të jenë ndër proceset më të rëndësishme politike të vitit në Kosovë, me partitë kryesore që tashmë kanë intensifikuar aktivitetet dhe fushatën zgjedhore.