Robert Berisha ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një postim të veçantë kushtuar vajzës së tij të madhe, Arona Berisha.
Këngëtari dhe moderatori ka publikuar në Instastory një fotografi të rrallë pranë Aronës, me të cilën po kalon disa ditë së bashku.
Në imazhin e ndarë, Roberti shfaqet i buzëqeshur pranë vajzës së tij, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një emoji zemre dhe mbishkrimin: “Vajza e babit”.
Ky moment i ngrohtë familjar ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, pasi Arona, e cila jeton jashtë Kosovës, shfaqet shumë rrallë në rrjetet sociale të Robertit. Kujtojmë se Robert Berisha është gjithashtu baba i Renee Berisha, vajzës që ka nga martesa e tij me Nora Istrefi.
Postimi i fundit ka sjellë komente të shumta pozitive, me fansat që kanë vlerësuar raportin e afërt mes Robertit dhe vajzës së tij.





