Zhegrova drejt largimit, Juventusi e do yllin e Realit

Posted by

Juventus po planifikon lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës dhe një nga emrat që ka dalë në krye të listës së dëshirave është Brahim Diaz i Real Madrid.

Sipas raportimeve, trajneri i ri i bardhezinjve, Luciano Spalletti, është një admirues i kahershëm i reprezentuesit maroken, të cilin e ka ndjekur që nga periudha kur ai luante për AC Milan.

Spalletti vlerëson aftësinë e Diaz për të luajtur në disa pozita ofensivë, si anësor i djathtë apo mesfushor sulmues, duke e konsideruar një përforcim ideal për skuadrën torineze.

26-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë rol të rregullt te Real Madridi për shkak të konkurrencës së fortë në repartin ofensiv, por sa herë që është aktivizuar ka treguar cilësi të larta. Sezonin e kaluar ai regjistroi një gol dhe tetë asistime në të gjitha garat.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në të ardhmen e tij është kontrata, e cila skadon verën e ardhshme. Deri tani nuk ka qartësi të plotë për rolin që Diaz do të ketë në projektin e ri të klubit madrilen, gjë që e bën një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Nga ana tjetër, edhe Real Madridi po shqyrton opsionet e tij në sulm dhe nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për lojtarin.

Interesimi i Juventusit lidhet edhe me pasiguritë rreth disa lojtarëve ofensivë. Francisco Conceição mund të largohet gjatë merkatos, ndërsa paraqitjet jo bindëse të Edon Zhegrova kanë shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë alternativa të reja për repartin sulmues.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do ta konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare, por emri i Brahim Diaz po përmendet gjithnjë e më shumë si një nga objektivat kryesorë të merkatos verore të klubit italian.