Rrezarta Krasniqi apel për votë: Mbështesni Brikena Muharremin dhe Albana Tomori Bunjakun

Posted by

Rrezarta Krasniqi, ish-deputete e Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë thirrje publike për mbështetjen e dy kandidateve të kësaj partie nga rajoni i Mitrovicës dhe Vushtrrisë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka vlerësuar kandidaturën e Brikena Muharrem, e cila garon me numrin 32 në listën e LDK-së. Ajo e ka përshkruar Muharremin si eksperte të fushës së drejtësisë dhe avokaten e parë shqiptare në Londër.

Njëkohësisht, Krasniqi ka kërkuar mbështetje edhe për Albana Tomori Bunjaku, e cila mban numrin 107 në listën zgjedhore. Sipas saj, Tomori Bunjaku është e njohur për angazhimin në komunitet dhe rrjetet e bizneseve në Suedi, si dhe për kontributin në forcimin e lidhjeve mes mërgatës dhe Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se Kosova ka nevojë për më shumë gra profesioniste dhe të dëshmuara në politikë, duke shtuar se mbështetja për këto dy kandidate përfaqëson edhe fuqizimin e rolit të gruas në institucionet vendimmarrëse.

Sipas saj, përvoja profesionale dhe angazhimi i tyre publik janë vlera që mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe në përfaqësimin më të denjë të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.