Fadil Geci, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 42, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimeve elektorale të partisë që do të mbahen gjatë ditës së sotme në Rahovec, Prizren dhe Dragash.
Përmes një mesazhi drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve, Geci ka kërkuar mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të madhe në këto aktivitete zgjedhore.
“Ju ftoj të gjithëve që të na bashkoheni në tubimet e sotme në Rahovec, Prizren dhe Dragash”, ka deklaruar ai.
Tubimet zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku kandidatët e partisë po prezantojnë programin dhe vizionin e tyre para qytetarëve në komuna të ndryshme të Kosovës.
Fadil Geci është ndër kandidatët që po zhvillon takime të vazhdueshme me qytetarë në rajone të ndryshme, duke kërkuar mbështetje për LDK-në dhe listën zgjedhore të kësaj partie.





