Arrestim në Pejë pas vdekjes së punëtorit në vendpunishte

Posted by

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është arrestuar një person në kuadër të hetimeve për rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në fshatin Gllaviçicë, ngjarje e ndodhur më 29 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar në koordinim me Policia e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas legjislacionit penal në fuqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj një familjari të të dyshuarit po zhvillohen veprime hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas autoriteteve, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës dhe në ndjekjen penale të personave që dyshohet se kanë shkelur ligjin.