Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë më të famshme në vend, menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” të së premtes, duke qetësuar shqetësimin e publikut dhe banorëve.
Gjatë ditës, Elijona ishte shoqëruar në një spital privat për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, çka bëri që ajo të mungonte në transmetimin live të spektaklit. Mungesa e saj ngriti pikëpyetje të shumta, derisa produksioni bëri të ditur se banorja ndodhej nën kujdes mjekësor.
Rikthimi i Elijonës i dha sërish energji lojës dhe ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4, mes mbështetjes së banorëve dhe ndjekësve të formatit.
Ndërkohë, “Prime”-i i së premtes u mbyll me eliminimin e banorit Labinot Haxhiu, i cili u largua nga gara pas votimit të publikut, duke shënuar një tjetër ndryshim në dinamikën e lojës.





