Kandidatët e Vjosa Osmanit nuk bindin në LDK, vetëm dy futen në zonën e mandateve

Posted by

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri më tani rreth 47 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës garuan edhe një grup kandidatësh të afërt me Vjosa Osmani, të cilët iu bashkuan LDK-së pas vendimit të saj për të mbështetur këtë subjekt politik në zgjedhje.

Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, vetëm dy prej tyre gjenden aktualisht brenda zonës së mandateve që LDK-ja pritet t’i sigurojë bazuar në rezultatin aktual zgjedhor.

Nëse rezultati mbetet i pandryshuar dhe LDK-ja siguron 20 mandate, atëherë vetëm dy kandidatë nga ky grup do të ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kandidatët e afërt me Vjosa Osmanin në listën e LDK-së:

    1. Albena Reshitaj – 7,336 vota
    1. Jeta Statovci – 5,637 vota
    1. Fahrije Hoti – 4,442 vota
    1. Haxhi Avdyli – 2,696 vota
    1. Bardhyl Hasanpapaj – 2,322 vota
    1. Burim Meta – 2,299 vota
    1. Besim Kodra – 1,454 vota
    1. Arjeta Musliu – 1,413 vota
    1. Brikena Muharremi – 880 vota
    1. Visar Xani – 507 vota

Nga rezultatet aktuale, Albena Reshitaj renditet e 15-ta dhe Jeta Statovci e 20-ta, duke qenë dy emrat e vetëm që aktualisht ndodhen brenda kufirit të mandateve të pritshme të LDK-së.

Megjithatë, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende dhe renditja përfundimtare mund të pësojë ndryshime deri në certifikimin final të rezultateve.