Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit të kampionit të botës, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Algjeria në përballjen e zhvilluar në Kansas City.
Në qendër të vëmendjes ishte sërish kapiteni argjentinas, Lionel Messi, i cili realizoi tre golat e ndeshjes dhe regjistroi “hat-trick”-un e tij të parë në historinë e Kupës së Botës.
Me këtë paraqitje, 38-vjeçari arriti në kuotën e 16 golave në turneun më të madh të futbollit botëror, duke barazuar rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe emocione që në minutat e para. Të dy skuadrat arritën të gjenin rrugën e rrjetës, por si goli i Messit për Argjentinën ashtu edhe ai i Farès Chaïbi për Algjerinë u anuluan pas rishikimit nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Pas fillimit të tensionuar, Argjentina mori kontrollin e lojës dhe dominoi në fushë, me Messin që tregoi edhe një herë klasin e tij duke udhëhequr kampionët në fuqi drejt një fitoreje bindëse.
Triumfi 3-0 i jep Argjentinës tre pikët e para në turne dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët se kampionët në fuqi mbeten një nga favoritët kryesorë për trofeun.
Ndërkohë, Messi vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare, duke shtuar edhe një rekord tjetër në karrierën e tij të jashtëzakonshme.





