Bie çmimi i naftës në Kosovë, Ministria publikon tarifat e reja për të mërkurën

Posted by

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e mërkurë.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.47 euro për litër, duke shënuar një ulje prej dy centësh krahasuar me ditën e kaluar.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.39 euro për litër.

Po ashtu, edhe gazi vazhdon të tregtohet me çmimin maksimal prej 0.67 euro për litër, pa ndryshime nga dita paraprake.

Çmimet maksimale për të mërkurën:

  • Nafta: 1.47 €/litër
  • Benzina: 1.39 €/litër
  • Gazi: 0.67 €/litër

Ministria publikon çdo ditë çmimet tavan të derivateve, të cilat përcaktojnë nivelin maksimal me të cilin produktet mund të shiten në tregun e Kosovës.

Lirimi i naftës vjen në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë po shënojnë luhatje të vazhdueshme, të ndikuara nga zhvillimet gjeopolitike dhe ndryshimet në ofertën globale të naftës.