Xheneta Fetahu e prerë për Gjestin: “Nuk e fal as për Eglin, as për Loredanën”

Posted by

Xheneta Fetahu ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është përballur me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me ish-partnerin e saj, Gjesti.

Gjatë intervistës, ajo u pyet se çfarë nuk do t’ia falte Gjestit: raportin e tij me Egli Tako apo lidhjen e përfolur me Loredana.

Fillimisht, Xheneta zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete.

“Nuk do të përgjigjem fare”, u shpreh ajo shkurt.

Megjithatë, me vazhdimin e diskutimit, ajo vendosi të tregojë më qartë qëndrimin e saj ndaj situatës.

“Nuk e fal asnjërën”, deklaroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se të dyja situatat kanë qenë të papranueshme për të.

Deklarata e saj u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të emisionit, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti krijuan një raport romantik gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova.

Më vonë, gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania, fituesi i edicionit krijoi një afërsi të madhe me Egli Takon, gjë që u komentua gjerësisht nga publiku dhe ndjekësit e formatit.