Butrint Imeri u përgjigjet skeptikëve për 100 mijë eurot

Posted by

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka nisur zyrtarisht sfidën e tij të re, ku fituesi pritet të shpërblehet me plot 100 mijë euro.

Nisma ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, por krahas interesimit të madh nuk kanë munguar as dyshimet nga një pjesë e ndjekësve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje vërtetësinë e shpërblimit të premtuar.

Një komentues i ka shkruar artistit:

“MOS i rrej njerzi për 100k se gjynaf.”

Por Butrinti nuk ka zgjedhur të heshtë. Ai i është përgjigjur menjëherë komentit me një reagim që ka marrë vëmendje të madhe online.

“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jon rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik.”

Me këtë përgjigje, këngëtari ka lënë të kuptohet se fituesi i madh i sfidës do të shpallet më 3 korrik, datë kur pritet të sqarohet përfundimisht çdo dyshim rreth çmimit prej 100 mijë eurosh.

Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat vazhdojnë të diskutojnë mbi sfidën dhe mundësinë që njëri prej tyre të bëhet fitues i shumës së konsiderueshme.

Tashmë vëmendja është përqendruar te 3 korriku, dita kur pritet të zbulohet nëse një prej ndjekësve të Butrint Imerit do të largohet me plot 100 mijë euro.