Juventus ka parë përpjekjet e tij për të përforcuar repartin ofensiv të ndalura nga Evertoni, i cili refuzoi ofertën për sulmuesin portugez Beto gjatë javës së kaluar. Bisedimet mes dy klubeve që përfshinin edhe mesfushorin kosovar Edon Zhegrovë nuk kanë sjellë përparim, shkruan The Athletic.
Beto, ish-sulmues i Udineses dhe aktualisht pjesë e Evertonit, ishte objektivi i fundit i Juventusit pas Jean-Philippe Mateta dhe Youssef En-Nesyri, ndërsa Everton ka refuzuar edhe mundësinë e një huazimi të përkohshëm. Arsyeja kryesore e refuzimit lidhet me nevojën për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për Beto, për të mos dobësuar repartin ofensiv në këtë fazë të sezonit.
Ndërkohë, Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e anësorit Jérémie Boga nga OGC Nice dhe mbrojtësit e djathtë Emil Holm nga Bologna. Objektivi i ri për sulmin mbetet ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi.





