Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku befason me një veprim

Posted by

Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ky rikthim vjen disa muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, një ngjarje që pati tronditur opinionin publik dhe komunitetin online.

“Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet.”

Mesazhi është interpretuar nga shumë ndjekës si një shenjë force, qëndrueshmërie dhe përballjeje me dhimbjen.

Megjithatë, ajo që ka ngritur edhe më shumë reagime është fakti se Rina ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Festimin nga profili i saj në Instagram, një veprim i papritur që ka nxitur diskutime dhe dyshime te publiku.

Ende nuk ka një reagim nga vetë blogerja lidhur me këtë vendim, por ndjekësit vazhdojnë ta mbështesin, duke i uruar forcë në këtë kapitull të ri të jetës së saj.