Shpresat për zbardhjen e fatit të Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh, janë rindezur së fundmi. Sipas gazetares shqiptare Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe dyshohet se ndodhet në Gjermani.
Nëna e saj, Bukurie Veizi, ka folur në emisionin “Kosova Today”, ku ka rrëfyer dhimbjen dhe përpjekjet e pandërprera për gjetjen e vajzës së saj.
Ndërkohë, avokati i familjes, Idajet Beqiri, deklaroi se personat që dyshohet se kanë rrëmbyer Bleonën mund të përballen me dënime nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.
Ai bëri të ditur gjithashtu se një çift i dyshuar që mund ta ketë grabitur Bleonën tashmë është identifiku






Leave a Reply