Biznesi i veturave në rritje, tri auto-sallone me fitime milionëshe

Posted by

ri auto-sallone në Kosovë, “Alberti”, “Sherreti” dhe “AutoMita”, kanë deklaruar qarkullim të përgjithshëm prej mbi 103 milionë euro nga shitja e automjeteve gjatë vitit 2024, ndërsa fitimi neto i deklaruar nga këto kompani ka arritur në 10.5 milionë euro.

Të dhënat bazohen në pasqyrat individuale të të ardhurave të dorëzuara në Ministrinë e Financave për vitin 2024.

Autosalloni “Alberti” ka pasur qarkullimin më të lartë, me 35.5 milionë euro, që është rreth 2.5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2023. Nga ky qarkullim, biznesi në pronësi të Skender Bajramit ka deklaruar fitim neto prej 6.36 milionë euro, 

Qarkullim të ngjashëm ka pasur edhe autosalloni “Sherreti”, me 35.3 milionë euro të ardhura gjatë vitit 2024, ndërsa fitimi neto i deklaruar ka qenë 2.65 milionë euro.

Ndërkohë, autosalloni “AutoMita”, përfaqësues zyrtar në Kosovë dhe Shqipëri i markave Renault, Nissan, Dacia dhe Volvo, ka realizuar qarkullim prej 31.5 milionë euro, ndërsa fitimi neto i deklaruar për vitin 2024 ka qenë 1.53 milionë euro