Qytetarët janë mbledhur në Prishtinë për të protestuar kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Protesta ka nisur pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi është paralajmëruar të vazhdojë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Gjatë zhvillimit të protestës, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e arrestimit, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se situata po monitorohet dhe mbetet e qetë.
Protesta po vazhdon nën masa të shtuara të sigurisë.






Leave a Reply