‘Shpërthen’ debati për fenë islame, Labi bën akuza të rënda

Posted by

Një debat i ashpër ka shpërthyer brenda shtëpisë, duke tensionuar raportet mes banorëve. Këtë herë, në qendër të diskutimit ishte feja islame.

Gjatë një bisede me dy motrat, Suanitën dhe Aurorën, Labi ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj tyre, duke i cilësuar si kundërshtare të besimit islam.

Motrat u përpoqën të sqarojnë qëndrimet e tyre, duke mohuar akuzat dhe duke theksuar se diskutimi po keqinterpretohej. Megjithatë, debati vazhdoi me tone të ashpra, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë të shtëpisë.

Se si reaguan Suanita dhe Aurora dhe si u zhvillua më tej ky diskutim i nxehtë, mund ta ndiqni në videon e plotë.