Pas kërkesës së Albës për t’u mbuluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, reagon Xheneta Fetahu me një InstaStory të fortë, duke thënë se Alba ka humbur shumë pikë.
Pas kërkesës së Albës mbrëmjen e kaluar për t’u mbuluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, reagimet nuk kanë munguar.
Një prej tyre erdhi nga ish-banorja Xheneta Fetahu, e cila ka reaguar përmes një InstaStory-t, duke shprehur hapur qëndrimin e saj ndaj situatës.
Ky reagim ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime të ndryshme lidhur me kërkesën e Albës dhe deklaratën e Xhenetës.





