Luiz Ejlli shkakton të qeshura në BBVIP Albania 5 me një përgjigje epike ndaj Brikenës

Posted by

Luiz Ejlli shkakton të qeshura në BBVIP Albania 5 me një përgjigje epike ndaj Brikenës, pasi ajo e krahasoi veten me Olta Gixharin gjatë konferencës së banorëve të rinj.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka mbërritur një zarf i ri, përmes të cilit është organizuar një konferencë për banorët e rinj, me qëllim që ata të njihen më mirë nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Bëhet fjalë për rikthimin e Luiz Ejllit, i shoqëruar nga dy konkurrentë të tjerë, Alesio dhe Marku, të cilët kanë hyrë si pjesë e një surprize për banorët.

“Me sa i shoh unë banorët, nuk jam një lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama për ty në këtë lojë mund të jem Olta Gixhari. A mendon që duhet ta penalizosh grupin tënd për të më mbajtur mua në shtëpi?”, ishte pyetja e saj.

Pa hezituar aspak, Luizi reagoi me një përgjigje epike, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në shtëpi.

“Nëse e sheh veten si Olta Gixhari, atëherë tregon që ke me dalë vet jashtë. Nëse je si Olta, unë të qes jashtë”, u shpreh ai.

Komentet e Luizit u pritën me humor nga banorët, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Luiz Ejlli ka hyrë në shtëpinë e BBVIP vetëm për disa ditë, me gjasë deri të martën, si pjesë e një loje surprizë, ku ai dhe Artan Kola u prezantuan fillimisht si një konkurrent i vetëm, pa dijeninë e banorëve të tjerë.

Mbetet të shihet se çfarë dinamika të tjera do të sjellë prania e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *