Djali i Hashim Thaçit fton qytetarët në protestën e 17 shkurtit në Prishtinë

Posted by

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas kërkesës së Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 45 vjet burgim ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në një protestë paqësore më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Thirrja vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, vetëm pak ditë para shënimit të Ditës së Pavarësisë, ndërsa reagimet në opinionin publik dhe rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Protesta pritet të mbledhë qytetarë, familjarë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe mbështetës të kauzës për drejtësi të barabartë dhe jo selektive.